Sport

Totti me mesazh emocionues për Pirlon

Autori: Gazeta inFokus 17:54 | 06 November 2017

Andrea Pirlo ka vendosur të pensionohet nga futbolli.

Mesfushori italian në moshën 38 vjeçar i ka dhënë fund një karriere të madhe në futboll, e me shumë tituj të fituar me skuadra si Milan e Juventus.

“Ka qenë nder të luaj me ju dhe kundër jush, një kampion me shumë klas”, thuhet në urimin e Tottit të bërë ndaj Pirlos në pensionim.

-Advertisement-

Të dy këta lojtarë kanë luajtur së bashku te Kombëtarja e Italisë, ku edhe kanë fituar Kupën e Botës në vitin 2006 në Gjermani.

Pikërisht këtë vit nga futbolli është pensionuar edhe Totti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera