Ish-Këshilltari i fushatës së Trump pranon se ka takuar zyrtarë rusë
Autori: Gazeta inFokus
19:28 | 04 November 2017
Ish-këshilltari i fushatës presidenciale të Donald Trrump pranoi se është takuar me zyrtarë rusë gjatë 2016. Mësohet se Carter Page gjatë dëshmisë në Kongresin amerikan është munduar të minimizojë rëndësinë e takimit.
Një ish këshilltar i ekipit të fushatës së Donald Trump për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 pranoi, në një dëshmi para parlamentarëve amerikanë, se ka takuar zyrtarë rusë në korrik të 2016.
Më herët, në intervistat e shumta që ai i ka dhënë shtypit në muajt e fundit, Carter Page, një anëtar i ekipit të fushatës së Donald Trump gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, ka mohuar takimin me anëtarët e qeverisë ruse gjatë udhëtimit të tij në Moska në verën e vitit 2016. Atë kohë ai kishte deklaruar se kishte takuar “kryesisht intelektualë”, shkruan New York Times. Por Carter Page ka dërguar një email tek të paktën një këshilltar i fushatës Donald Trump për të komentuar mbi diskutimet e tij me anëtarët e qeverisë ruse, raporton gazeta, duke cituar një burim pranë dosjes hetimore.
Po sipas NY Times, mesazhi i dërguar nga Carter Page u lexua me zë gjatë seancës së dëgjimit të tij përpara Komisionit të Dhomës së përfaqësuesve. Komisioni po heton përpjekjet e Rusisë për të ndikuar zgjedhjet presidenciale të Nëntorit 2016 në favor të Donald Trump dhe një marrëveshje të mundshme midis ekipit të fushatës së Trump dhe Rusisë. Në një intervistë me The New York Times Carter Page u përpoq të minimizojë rëndësinë e takimeve të tij në Rusi në verën e vitit 2016. “Përshëndeta shkurtimisht dy njerëz, kjo është e gjitha”, tha ai për NYT. Carter Page shtoi se njëri nga dy rusët që ka përshëndetur është i rangut të lartë, pa dhënë identitetin e këtij të fundit.

T� tjera
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
































