Fungo: Të rinjtë të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për popullin e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
18:50 | 04 November 2017
Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Giovanni Fungo, tha sot se nëpërmjet bashkëpunimit dhe përpjekjeve në nivele të shumta të shoqërisë, të gjithë do të jenë në gjendje të kapërcejnë dallimet dhe inkurajoi të rinjtë që të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për të gjithë popullin e Kosovës.
Ai këto komente i bëri gjatë një vizite të fëmijëve të moshë 10-12 vjeç, organizuar nga KFOR-i në bashkëpunim me “Parkun e Arinjve në Prishtinë”, në parkun e njohur, i cili gjendet në afërsi të Liqenit të Graçanicës.
“Të rinjtë e sotëm janë e ardhmja e Kosovës. Të rinjtë janë plot forcë, vendosmëri dhe energji, të etur për të ndërtuar ura që do të lidhin brezat e ardhshëm. KFOR-i në është i gatshëm në çdo kohë të ofrojë mbështetje dhe ndihmë për të një të ardhme të sigurt për të gjithë popullatën e Kosovës”, tha kreu i KFOR-it.
Ndërsa, Afrim Mahmuti, drejtor në Parkun e arinjve në Prishtinë, nikoqir i këtij evenimenti, tha se janë të fokusuar në krijimin e një vendi për të gjithë, duke përdorur dialogun dhe edukimin për paqe.
“Fëmijët janë pjesë e jona, ne duhet të jemi një shembull për ta, se si duhet të trajtohen njerëzit dhe se si duhet të trajtohen kafshët, pasi kjo është përgjegjësia e jona për jetën tonë të përbashkët në këtë planet Fëmijët e të rinjtë janë e ardhmja dhe ne duam që ardhmëria jonë të jetë e ndritshme,” u shpreh ai.
Ndryshe, përveç përvojës unike për t’i parë nga afër arinjtë, fëmijët patën mundësinë të diskutojnë për natyrën, mjedisin, kafshët dhe edukimin, e cila u pasua nga lojëra të shumta dhe muzikë.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































