Lajme

Irani ekspozon raketën balistike në marshin vjetor

Autori: Gazeta inFokus 18:42 | 04 November 2017

Irani ka ekspozuar një raketë balistike më 4 nëntor, ndërsa mijëra iranianë marshuan në Teheran për të shënuar përvjetorin e pushtimit të Ambasadës së SHBA-së, në vitin 1979 , që detyroi Uashingtonin të shkëpus lidhjet diplomatike me Iranin.

Demonstruesit u mblodhën në ish-Ambasadën e SHBA-së, në kryeqytetin iranian ku ishte vendosur raketa balistike.

Për herë të parë Irani ka ekspozuar një raketë në ngjarjen vjetore.

-Advertisement-

Demonstruesit dogjën një figurë të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, si dhe të flamujve izraelitë dhe amerikanë.

Trump muajin e kaluar nuk pranoi të certifikonte marrëveshjen bërthamore të Iranit me fuqitë botërore, duke e akuzuarTeheranin për atë që ai e quajti shkelje të “shpirtit” të marrëveshjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera