Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë tregon nëse do të ketë hetim ndërkombëtar
Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 04 November 2017
Për rastin e Kumanovës mund të ketë vërtet një hetim ndërkombëtar.
Mediat në Maqedoni citojnë ministrin e Drejtësisë, Bilent Saliji, të pohojë se ekzekutivi është shprehur i gatshëm të angazhojë ekspertë të huaj me qëllim zbardhjen e plotë të çështjes.
Në kuadër të kompetencave të veta, Ministria e Drejtësisë, tha Saliji, do ta ndihmojë në mënyrë aktive këtë proces. Sipas disa juristëve, vendimi gjyqësor ka shkelje të rënda procedurale, të cilat janë konstatuar nga pala mbrojtëse. Në hetim, nga sa thonë ata, nuk janë përfshirë të gjithë, sidomos funksionarë të qeverisë së kaluar, të cilët dyshohet të kenë pasur lidhje me të dënuarit.
Ekspertët në fjalë ngrenë dyshimin se gjykata e mori vendimin duke u mbështetur në faktet e selektuara që ka dorëzuar pranë saj organi i akuzës e thonë se ka dhe prova të tjera që nuk janë paraqitur asnjëherë. Ambasadori i Francës në Maqedoni, Kristian Timonier u shpreh se hetimi i ndërkombëtarëve mbi rastet e dyshimta është i mundur, por, sipas tij, fillimisht drejtësia duhet të kërkohet në institucionet vendase, transmeton Top Channel.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bëri thirrje të premten për një hetim të tillë pasi u mësua se 37 të akuzuarve për rastin e “Lagjes së trimave” iu dhanë 746 vjet burg; 8 prej dënimeve ishin me burgim të përjetshëm.
Vetëm 4 nga të akuzuarit u lanë të lirë. Vendimi i gjykatës në Shkup ngjalli protesta në Prishtinë, Pejë e Gjilan. Tubuesit duken të bindur se të paditurit janë viktima të një komploti të ish-qeverisë maqedonase.
Të tjera
-
Kurti pret në takim arkitektin kroat të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun, kanë...
-
Kjo është mosha e dy të rinjve që u arrestuan nga Serbia, Ministria jep detaje
Dy persona në Podujevë gjatë ditës së premte janë arrestuar nga autoritetet s...
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...
-
“O paramendone Fitore Pacolli nuk flet me daj të vet”- Shokon Dimal Berisha me këtë deklaratë për Fitore Pacollin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka qenë i ftuar në “Podcast me ...
-
VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...