Opozita synon rrëzimin e qeverisë, Matoshi: Qeveria s’ka kohë të shpenzojë me pikëpamjet e tyre
Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 04 November 2017
Plani i partive opozitare për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, nuk është se po e shqetëson shumë këtë të fundit.
Zyrtarë të qeverisë shprehen se ekzekutivi aktual është i duke i kryer punët me një dinamikë të re, dhe theksojnë se roli i opozitës është ta mbikëqyrë pushtetin dhe t’i jap alternativat e veta.
Halil Matoshi, Drejtor në Zyrën për komunikim me publikun në Qeverinë Haradinaj, ka thënë të shtunën për lajmi.net, se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar të kryejë punët me të cilat obligohet dhe se nuk ka kohë të shpenzojë rreth planeve të partive opozitare.
“Qeveria e Kosovës është duke i kryer punët e saj me një dinamikë të re dhe sipas logjikes së zbatimit të ideve, projekteve dhe vendimeve, ndërsa në demokraci opozita e ka rolin e vet në kontrollin ndaj pushtetit dhe në paraqitjen e alternative të saj”.
“Qeveria Hardinaj nuk ka kohë të shpenzojë në pikëpamjet e opozitës se kur dhe si do të nënshkruajnë ose do të paraqesin mocion mosbesimi, sepse ajo është krejtësisht punë e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Matoshi për lajmi.net.
Partitë opozitare janë deklaruar se po punojë rreth një plani për rrëzimin e qeverisë, me anë të një mocioni mosbesimi.
Një gjë të tillë ditë më parë e ka thënë edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Hazir. Ai ka thënë se LDK pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale do të shqyrtojë mundësinë për të nisur procedurat për rrëzimin e Qeverisë.
Opozita e cila synon që në fillim të pranverës ta rrëzojë qeverinë, të cilën që nga dita e parë e formimit të saj e kanë vlerësuar si ‘jetëshkurtër’, shpreson që edhe deputetë nga radhët e koalicionit qeverisës ta përkrahin nismën për rrëzimin e Qeverisë.
Por, Matoshi thotë se ekzekutivi është stabil.
“Qeveria është stabile dhe të gjitha dikasteret janë duke funksionuar në mënyrën më të mirë të mundshme”, është shprehur ai.
Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Haradinaj është votuar në Kuvend më 9 shtator me 61 vota për dhe një kundër./Lajmi.net/
Të tjera
-
Eman Rrahmani: Doracaku ka qenë kancer i familjes, kjo është agjendë ideologjike e pushtetit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani, se doracaku për edukim seksual...
-
Përurohet oda e familjes Gubetini në Vushtrri, prezent Lushtaku, Lladrovci e ish-ushtarak të lartë të UÇK-së
Ish-ushtarakë të lartë të UÇK-së janë bashkuar në përurimin e odës së familje...
-
Siguria e Kosovës temë në takimin Rutte-Erdogan, përmendet kontributi i Turqisë në KFOR
Sekretari i Përgjithëm i NATO’s, Mark Rutte, është takuar sot me Presidentin ...
-
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga prokuroria
Lidhja e mijëra kontratave njëburimore ka ngritur shqetësime për korrupsion. ...
-
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike
Grupi i Bankës Botërore publikoi sot Raportin për Klimën dhe Zhvillimin për g...
-
Osmani takohet me shqiptarë në Halifax: Kudo, një copëz Kosove – e denjë, krenare dhe atdhedashëse
Presidentja, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Halifax të Kanadasë, u ta...
-
Tronditet Turqia, goditet nga tërmeti me magnitudë të lartë
Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne ...
-
Musliu: Të fillojnë hetimet ndaj Rilind Gërvallës, as RTK-ja dhe as AKI-ja nuk guxojnë të përdoren për sulmuar oponentët politikë
Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, e ka implikuar Agjencinë...
-
Abdixhiku shpalos programin për arsim: Ne do ta implementojmë mësimin tërëditor
Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpalosur programin për arsim që sipas kësaj ...
-
Audio e Gërvallës ku implikon AKI-në për lajmin e rremë, Çitaku: Skandali më i rrezikshëm që nga ekzistenca e jonë si shtet
“Skandalin më të rrezikshëm që nga ekzistenca e jonë si shtet”, e ka quajtur ...
-
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka: Mërgata beson se Kosova mundet ma mirë
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për mbës...
-
Anketimi mbi ndikimin e liberalizimit të vizave në migrimin e qytetarëve: 64% nuk e mendojnë largimin nga Kosova
Një anketim i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, i publikuar të ...