Sport

Ibër Alaj jep lajmin e vitit për Përfaqësuesen e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 23:39 | 03 November 2017

Drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ibër Alaj, ka bërë të ditur se javën e ardhshme nisin punimet në sallën e vogël të Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

FIBA ka kërkuar vendosjen e karrigeve shtesë për të plotësuar kushtin FBK, në mënyrë që Kosova t’i luajë ndeshjet kualifikuese në Prishtinë dhe jo jashtë vendit.

Postimi i plotë i Ibër Alaj në Facebook:

Kosova do t’i zhvillojë ndeshjet kualifikuese të botërorit “Kina 2019” në basketboll në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Javën që vjen fillojnë punimet në vendosjen e tribunave teleskopike dhe ulëseve për plotësimin e standardeve FIBA me 2800 ulëse!

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera