Sport

Mourinho kthehet në Stamford Bridge si kundërshtar

Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 03 November 2017

Joze Mourinho do të rikthehet këtë të diel në një stadium që i fitoi zemrën, por edhe pse përballë do të ketë Chelsean me të cilin fitoi jo pak trofe, portugezi kërkoi të zhvlerësojë anën emocionale të ndeshjes.

Trajneri i Manchester United afroi konferencën e shtypit, për shkak të të impenjimit në një tjetër betejë me organet fiskale spanjolle për akuzat e evazionit fiskal, por në fokusin e tij ishte vetëm futbolli.

“Duhet ta pranoj që është disi ndryshe të luaj ndaj Chelsea-t por unë synoj fitoren, njësoj siç bëra me Interin. Është vetëm një ditë më shumë në kalendarin tonë dhe në harkun e pak viteve këto përballje do jenë të natyrshme edhe për mua. Në 4 ose 5 vjet tifozët e Chelsea ndoshta as nuk do ta kujtojnë që unë kam qenë trajner i ekipit”, tha Mourinho.

-Advertisement-

“Ata janë kampionët në fuqi, por ne jemi Manchester United. Kjo është jeta e futbollit, në një ditë je në një klub, nesër je diku tjetër”, shtoi trajneri portugez.

Mourinho shpreson të rikuperojë disa lojtarë të dielën, ndërsa i kujtoi mediave, se nuk e vlerësojnë ekipin e tij sa duhet.

“Performanca të ngjashme me tonat për disa klube janë magjike dhe shembuj të taktikës brilante. Tottenham mundi Liverpool dhe Reali Madrid, por nuk shënoi ndaj nesh. Mendoj se duhet ti vlerësojmë dhe tanët për këtë”, tha me ironi Mourinho.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera