Sport

Mourinho refuzon t’i përgjigjet pyetjeve të prokurorit për mashtrim tatimor

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 03 November 2017

Jose Mourinho u paraqit sot para gjykate për ta dhënë dëshminë e tij në lidhje me akuzat për mashtrim tatimor në vlerë 3.3 milionë euro.

Trajneri i Manchester United refuzoi t’i përgjigjet pyetjeve të prokurorit dhe i është përgjigjur vetëm atyre të avokatit mbrojtës, Jose Antonio Choclan, i cili është avokat edhe i Cristiano Ronaldos, i cili po ashtu akuzohet për mashtrim tatimor në vlerë 14.7 milionë euro, transmeton Express.

Mbrojtja e Ronaldos nuk e kupton se si të gjithë personat e përfaqësuar nga Jorge Mendes akuzohen nga prokurori i Spanjës. Edhe vetë Mendes është i akuzuar në gjykimin ndaj Ronaldos.

-Advertisement-

“Nuk kam diskutuar asgjë dhe kam paguar [taksa]”, ka thënë Mourinho.

“E lashë Spanjën në vitin 2013 me informatat dhe me bindjen se situata ime tatimore ishte plotësisht ligjore. Pas dy viteve jam informuar se ka nisur një hetim dhe më është thënë se për ta rregulluar këtë situatë duhet ta paguaj një shumë ‘X’ parash. Nuk jam përgjigjur, nuk kam diskutuar, kam paguar,” ka thënë portugezi para mediave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera