Lajme

Tahiri: Pavarësia e gjyqësorit, shtyllë e shtetndërtimit demokratik

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 03 November 2017

Ministri i Drejtësisë  Abelard Tahiri bashkë me Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor Nehat Idrizi dhe Kryesuesin e Këshillit Prokurorial  Blerim Isufaj, kanë vizituar sot Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Gjatë kësaj vizite, Ministri Tahiri ka ofruar mbështetjen e plotë të mandatit të tij si ministër i drejtësisë, për rritjen e efikasitetit të punës së gjykatave në përgjithësi dhe Gjykatës Themelore të Prishtinës në veçanti, për shkak të numrit të madh të lëndëve që trajton kjo gjykatë.

Ministri Tahiri ka deklaruar se pavarësia e plotë e gjyqësorit është një prej shtyllave themelore të shtet-ndërtimit demokratik dhe se ai është angazhuar për të përmbushur të gjitha kërkesat buxhetore të KGJK-së dhe KPK-së, në mënyrë që të njëjtat të kenë qëndrueshmëri financiare që të arrijnë të përformojnë në mënyrë efikase dhe të pavarur.

-Advertisement-

Gjatë takimit, është diskutuar edhe për hapat që janë duke u ndërmarrë për rritjen e efikasitetit, menaxhimit adekuat të lëndëve përmes inkorporimit të sistemeve elektronike dhe rritjen e transparencës së gjyqësorit.

Ministri Tahiri ka deklaruar se bashkë me KGJK-në dhe KPK-në janë duke harmonizuar përpjekjet për të luftuar të gjitha shkeljet e ligjit, ndërsa me fokus të veçantë, ato që lidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Për këtë, Ministri Tahiri njoftoi të pranishmit për ndryshimet legjislative që janë duke zënë vend, përfshirë ato në Kodin Penal, Kodin e Procedurës Penale dhe pakon e ligjeve për gjyqësorin dhe prokurorinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera