Sport

Mediat serbe e quajnë provokim shfaqjen e flamurit shqiptar në ndeshjen Arsenal – Crvena Zvezda

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 03 November 2017

Mediat serbe janë zemëruar nga shfaqja e një flamuri shqiptar gjatë ndeshjes mes Arsenalit dhe Crvena Zvezdës, e cila u zhvillua dje në Londër në kuadër të Evropa Ligës.

Flamur shqiptar ishte vendosur në vend të reklamave pranë vijës anësore të fushës në ndeshjen mes Arsenalit dhe Crvena Zvezdës, e cila përfundoi pa fitues.

Kjo gjë ka nxitur reagimin e mediave serbe, të cilat e kanë cilësuar si provokim. “Si ndodhi kjo? Flamuri shqiptar në duelin Arsena – Zvezda”, shkruan në titullin e saj gazeta Alo.rs. /Express/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera