Ndihmoni fëmijët të adaptojnë shprehi të shëndetshme ushqyese
Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 03 November 2017
Ushqimet e shpejta të ndryshme, ëmbëlsirat dhe delikatesat e njelmëta – janë rreziqe të ëmbla në dispozicion për fëmijët dhe të rinjtë nëpër tërë Evropën, ndërsa konsumimi i tepërt i tyre kurrsesi nuk rekomandohet, për shkak të shumë ndikimeve negative në organizëm.
Me qëllim që të krijohen strategjitë, të cilat do t’i ndihmojnë fëmijët dhe të rinjtë për ta rezistuar dëshirën për konsumimin e tepërt të ushqimeve të ëmbla dhe të njelmëta dhe reduktojnë konsumimin e të ashtuquajturave kalori të zbrazëta, ka filluar projekti hulumtues evropian TEMPEST, i cili mbledh hulumtuesit nga nëntë vende evropiane, ndërsa ekipit hulumtues i takon edhe Liliya Nureeva, studente e studimeve të doktoraturës në Universitetin Aarhus.
“Fëmijët dhe adoleshentët kanë nevojë të dinë më shumë për shëndetin dhe taktikat në dispozicion që të munden të vendosin në mënyrë të pavarur për regjimin e ushqimit të tyre dhe formimin e shprehive ushqyese”, shpjegon Liliya Nureeva.
Cilat janë taktikat që ndihmojnë t’i rezistohet tundimit?
Projekti TEMPEST ka përfshirë të dhënat nga nëntë vende evropiane, ndërsa ideja bazike është përfshirja aktive e strategjive të ndryshme në jetën e përditshme të fëmijëve dhe të rinjve që ata të marrin rol aktiv në shëndetin e tyre dhe stilin e përgjithshëm të jetesës.
“Disa fëmijë e kanë më lehtë të kontrollojnë shprehitë ushqyese nëse thjesht shmangin tërësisht ushqimet e pashëndetshme, derisa të tjerët më shumë preferojnë të hutohen për të harruar dëshirën e tyre për ëmbël. Disa, megjithatë formojnë rregullat e veta sipas së cilave duhet që, për shembull, çdo ditë të hanë pemë të freskëta ose guxojnë të hanë ëmbël vetëm gjatë vikendit. Fëmijët duhen të njohin strategjinë dhe mënyrat, të cilat i nxisin për të kontrolluar konsumin e ushqimit të pashëndetshëm”, ka deklaruar Liliya Nureeva.
Cilat strategji janë të përshtatshme për fëmijët?
Ndryshimi i shprehive jetësore dhe ushqyese është proces kompleks, veçanërisht kur është fjala për fëmijët dhe të rinjtë, të cilët janë më të prirë ndaj tundimit dhe joshjes se sa të rriturit. Hapi i parë është zhvillimi i vetëdijes për atë se çka është joshëse për fëmijët dhe të rinjtë, kur flitet për ushqimin, dhe në çfarë mënyre ndikon kjo në ushqim.
Pas kësaj është nevojshme të gjendet taktika që mund t’i ndihmojë të shmangin ose largojnë maninë (për shembull të largohen nga burimi i tundimit ose të kufizojnë sasinë e konsumimit të ushqimit të pashëndetshëm në bazë javore ose mujore). Hapi i ardhshëm është të përcaktohen qëllime të matshme ose rregulla për arritjen e atyre qëllimeve, por edhe koha në të cilën është e nevojshme të testohen arritjet.
Liliya Nureeva kujton se si prindërit, mësimdhënësit dhe personat tjerë që janë të afërt dhe në kontakt të përditshëm me fëmijët dhe të rinjtë duhet të shërbejnë si shembull dhe t’u tregojnë fëmijëve përparësitë e ndryshme të ndryshimit të shprehive jetësore dhe stilit të jetesës.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...