A e dini efektin e paparë që ka një shegë në ditë në organizmin tuaj?
Autori: Gazeta inFokus
11:15 | 03 November 2017
Librat e shenjtë të besimeve të ndryshme fetare e kanë përshkruar shegën si frutin që jep jetë. Shega i përmbahet tërësisht reputacionit të saj, sepse si frut nuk ka të sharë dhe arrin të parandalojë e shërojë shumë probleme shëndetësore.
Të mirat që vijnë nga konsumimi i shegës janë të provuara shkencërisht dhe përfshijnë aftësinë për të mbrojtur zemrën dhe trurin por edhe për të luftuar kancerin.
Të dhënat shkencore thonë se kur hani shegë çdo ditë do të ulni rrezikun e shfaqjes së kancerit, veçanërisht të gjirit dhe prostatës. Shega arrin të pengojë prodhimin e estrogjenit dhe pakëson rrezikun e shfaqjes së kancerit të gjirit. Studimet kanë treguar se konsumi ditor i shegës ul nivelet e inflamacionit të prostatës që hapin rrugën drejt shfaqjes së kancerit. Shega ka aftësinë të parandalojë rritjen e tumorëve. Studimet shkencore kanë treguar se vaji esencial i kokrrave të shegës, lëngu dhe ekstraktet e saj i detyrojnë qelizat kancerogjene të vetë shkatërrohen. Lëngu dhe ekstraktet nuk kanë të njëjtin ndikim tek qelizat e shëndetshme. Kjo do të thotë se duke ngrënë çdo ditë, fruti mund t’ju vijë në ndihmë në parandalimin e kancerit. Shega ju furnizon me vitaminë C që është kaq e domosdoshme në këtë stinë gripi dhe virozash. Ndihmon kundër sëmundjeve të zemrës
Lëngu i shegës mbron kolesterolin e mirë nga oksidimi dhe rrjedhimisht e mban zemrën të sigurt. Shega është një burim i mirë polifenolësh, antioksidantë të fuqishëm që parandalojnë radikalet e lira dhe dëmet e tyre në enët e gjakut. PËRMIRËSON FUNKSIONET E TRURIT – MBAN LARG SËMUNDJEN E ALZHEIMER
Një studim shkencor zbuloi se konsimimi i 2 gramëve të ekstraktit të shegës në ditë rimëkëmbte kujtesën tek pacientët që i ishin nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Një tjetër studim zbuloi se njerëzit që pijnë lëng shege çdo ditë, ishin më të kthjellët dhe kishin një kujtesë më të mirë. Pirja e shpeshtë e lëngut të shegës ose ngrënia e frutit ka ndikim shumë të fortë tek kujtesa e të moshuarve dhe mbron nga sëmundja e Alzheimerit. Të gjitha këto sekrete të këtij fruti të lashtë e bëjnë shegën të domosdoshme në regjimin tuaj ushqimor të përditshëm. VLERA TË TJERA TË SHEGËS :
Shega ju bën më të zhdërvjellët.
Forcon sistemin imunitar dhe ju furnizon me vitaminë C.
Mbron mishrat e dhëmbëve dhe pastron bakteret.
Përmirëson tretjen.
Ndihmon në trajtimin e artritit dhe dhimbjeve të kyçeve.
Ul tensionin e gjakut.
Ul stresin.
Ju këshillojmë të hani shegë të freskëta sa më shpesh që të përfitoni fuqitë shëruese të frutit. Trupi juaj do t’ju falenderojë.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































