Skandali i radhës i serbëve, morën leje nga UEFA për thirrjet kundër Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
10:02 | 03 November 2017
Plot 98 kamera sigurie dhe rreth 1700 forca policore për të monitoruar situatën, por nuk kanë penguar ndoshta vetëm futjen në fushë apo hedhjen e sendeve nga tifozët serbë në stadiumin “Hum” të Beogradit, sepse skenari tjetër që kishin përgatitur ultrasit e Partizanit, pra “Grobari”, ose “varrhimësit”, ka dalë në perfeksion: “Kosova është Serbi!” është kënduar nga fillimi në fund dhe spikeri i stadiumit vetëm sa ka shoqëruar këtë farsë, teksa, në disa raste, gazetarët vendas, kanë duartrokitur.
Ka qenë kjo “mikpritja” e serbëve, që në ndryshim nga “Elbasan Arena” dhe ndonjë fyerje më shumë, por më së shumti kore për Skënderbeun dhe Shqipërinë, ishte praktikisht një “fotokopje” e asaj që ndodhi tre vjet më parë, me një përjashtim të vogël, që fjala shqiptar nuk është përdorur, teksa koreografia patriote dhe disa flamurë të vegjël që mbanin të shkruar “Kosova është Serbi” janë vendosur rregullisht pas porte te tribuna e ultrasve.
Vërshëllima – Dhe, lumi i vërshëllimave ka prekur majat kur spikeri ka kërkuar që të respektohet fair play, ashtu si ndodhi në Shqipëri. Por, ai mesazh ka qenë i kundërt për tifozerinë, që ka vërshëllyer me forcë të madhe, duke vijuar më pas me refrenin e turpshëm dhe të urryer. Madje, edhe futbollistët e Skënderbeut ishin pritur me vërshëllima gjatë nxehjes. Diçka normale, natyrisht, por koret që kanë vijuar gjatë gjithë takimit janë dëgjuar më së miri nga delegatët e UEFA-s, që kishin sy e veshë nga tribunat.
Zëdhënësja – Por, ajo që ka befasuar më shumë nga çdo gjë ishte padiskutim deklarata që zëdhënësja për shtyp e Partizanit, Biljana Obradoviç, ka dhënë për “Sport Ekspres”, në fund të ndeshjes, e pyetur nëse me koret që janë dëgjuar, rrezikohet mjaftueshëm… “Tifozët sot ishin të mrekullueshëm dhe i falënderojmë për sjelljen, edhe forcat e rendit. UEFA dhe thirrjet Kosova-Serbia?E kemi njohur UEFA-n me rregullat, edhe banerin, shqiptar ndalohej, jo Kosova është Serbi. Shkoi gjithçka në mënyrë perfekte në aspektin organizativ”, tha ajo për gazetën. Sipas zëdhënëses, në fakt, UEFA kishte ndaluar vetëm fjalën “shqiptar”. Pra, në stadium është kënduar “kush nuk kërcen është nanana” dhe jo “kush nuk kërcen është shqiptar”.
Spikeri provokator – Ai që me siguri do të gjobitet është spikeri i stadiumit “Hum” në Beograd, duke qenë se sipas shefit të sigurisë së UEFA-s, ka provokuar dhe nxitur publikun, pra 15 mijë të pranishmit, që t’i bashkoheshin shpesh koreve nacionaliste. Një gjobë e majme për të. Sakaq, i pyetur për koret e tjera, shefi i sigurisë nuk është prononcuar.
Frika e medieve – E megjithatë, përpara ndeshjes, B92, në një nga artikujt e saj, nënvizonte frikën e thirrjeve nacionaliste dhe sidomos kundër Shqipërisë e Kosovës, pasi mund të sillnin përjashtimin nga kompeticioni i UEFA-s për skuadron e Partizanit. E ndërsa koreografia e madhe ishte ajo që ra në sy dhe nuk ishte sulm politik, thirrjet “Kosova, zemra e Serbisë” janë shënuar në protokoll.
Vetëm gjobë? – Por, çfarë do të ndodhë tani. Duke qenë se Skënderbeu, në sfidën ndaj Partizanit, në “Elbasan Arena”, u gjobit me 60 mijë euro dhe një ndeshje pa tifozë (atë ndaj Dinamo Kievit), çfarë rrezikon Partizani? Nëse është e vërtetë ajo që zëdhënësja tha, atëherë vetëm një gjobë të majme, ndoshta 80-100 mijë euro, por edhe një ndeshje pa tifozë, ashtu si Skënderbeu.
Precedenti – Nëse Skënderbeu u përjashtua nga kupat e Europës për shkak se emri i tij doli i implikuar në tentativa për të trukuar ndeshje futbolli në këtë kompeticion, Partizan Beogradi e pësoi nga tifozeria e tij. Në sezonin 2007-08, si pasojë e përplasjes së tifozerisë së organizuar Grobari me ato të Zrijnski Mostar të Bosnje Hercegovinës, ku pati edhe shumë të plagosur, UEFA vendosi t’i përjashtonte nga kupat për një vit. Diçka e ngjashme pritet të ndodhë sërish, nëse përballë Skënderbeut do të ketë incidente dhe dhunë nga ana e tifozerisë vendase. Por, atëherë flitej për dhunë, ndërsa tani është tjetër gjë…

T� tjera
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
































