Lajme

Kremlini: Me Iranin diskutohet për Sirinë dhe naftën

Autori: Gazeta inFokus 08:50 | 01 November 2017

Presidenti i Rusisë, Vadimir Putin, do të bisedojë për krizën në Siri dhe bashkëpunimin në fushën e energjisë, me presidentin e Iranit, Hassan Rohani, dhe me liderin suprem, Ajatollah Ali Khamenei, gjatë vizitës në Teheran, gjatë ditës së sotme, ka njoftuar Kremlini.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, u tha mbrëmë reporterëve se “çështjet e ndërlidhura me Sirinë do të jenë në agjendë të bisedimeve dypalëshe ruso-iraniane”. Ai nuk ka shpjeguar më tepër.

Rusia dhe Irani e mbështesin qeverinë e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, në luftën e cila po zgjatë më tepër se gjashtë vjet, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Turqia i mbështesin grupet e ndryshme kryengritëse.

-Advertisement-

Zëdhënësi Peskov tha se presidenti Putin, gjatë vizitës punuese në Teheran, do të ketë edhe bisedë tripalëshe me presidentin Rohani dhe presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Ky është takimi i tyre i dytë në këtë format. Takimi i parë ishte inicuar vitin e kaluar nga presidenti Aliyev.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy