A e takuan Habilajt Tahirin? Sekuestrohet libri i hyrje-daljeve në ministri
Autori: Gazeta inFokus
08:44 | 01 November 2017
Në vazhdën e veprimeve hetimore që po kryen Prokuroria e Krimeve të Rënda për dosjen “Tahiri-Habilaj”, hetuesit kanë sekuestruar në fundjave dhe librin e hyrje-daljeve pranë Ministrisë së Brendshme.
Ky veprim hetimor është kryer, duke marrë spunto nga një bisedë e përgjuar mes dy vëllezërve Moisi dhe Florian Habilaj, ku ky i fundit i thotë se kishte shkuar në Tiranë dhe kishte takuar shefin e madh. Prokurorët e Krimeve të Rënda ngrenë dyshime të arsyeshme se shefi i madh mund të jetë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Hetuesit dyshojnë se takimi mes Florian Habilajt dhe Tahirit është kryer pranë ministrisë së Brendshme, dhe për pasojë për të shuar çdo dyshim, është sekuestruar libri i hyrje-daljeve pranë ministrisë së Brendshme.
Ndërkohë në një dokument që disponon “Shqiptarja.com” thuhet se Habilajt kanë bashkëpunuar ngushte dhe me grupin e Taulant Haxhirajt dhe Renato Avdulajt, grup i cili tashmë është dërguar për gjykim.
Grupi i Haxhirajt e bashkëpunimi
Në periudhën Prill-Maj 2016 shtetasit Shqiptarë Taulant Haxhiraj, Shkëlqim Koçiaj, Reshat Rradhima, Xhovalin Baco etj, në territorin e zonës Administrative Vlorë, pasi siguruan më parë sipërfaqe toke, në pyll apo kullota në pronësi të shtetit ose të personave privatë kultivuan në to bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.Kultivimi u krye në parcela të madhësive të ndryshme, në sasi nga 4500 deri në 5000 rrënjëbimësh narkotike. Për kultivimin, mbarëvajtjen e aktivitetit dhe ruajtjen e tij, ata aktivizuan një numër personash që u sistemuan në kasolle të ndërtuara pranë parcelave.
Krahas veprimtarisë kultivuese personat e mësipërm vendosën lidhje me punonjës të policisë vendore, shtetasit Renato Avdulaj etj,duke ofruar këta të fundit garancinë e tyre, kundrejt përfitimeve të padrejta monetare, për mbarëvajtjen e aktivitetit, nëpërmjet mosdhënies së informacioneve në strukturat përkatëse të policisë, në lidhje me vendodhjen e parcelave me bimë narkotike, nëpërm,jet shmangies së asgjësimit të bimëve si dhe nëpërmjet dhënies së informacioneve personave të përfshirë në veprimtarinë kriminale për lëvizjet dhe kontrollet e ushtruara nga policia.
Kohët e fundit, autoritet italiane të drejtësisë sekuestruan sasinë prej 3.5 tonë lëndë narkotike e llojit kanabis, duke arrestuar sit ë dyshuar në lidhje me këtë fakt kriminal, shtetasit Moisi Habilaj etj dhe duke shpallur në kërkim ndërkombëtar shtetasin Nezar Seiti. Shtetasi Moisi Habilaj së bashku me shtetasit Nezar Seiti, Florian Habilaj, Matan Matani, etj, që nga Prilli 2017 e në vazhdim hetohej nga prokuroria pranë kësaj gjykate për veprën penale të trafikimit të narkotikëve. Nga përgjimet e kryera nga prokuroria ka rezultuar se të dyja grupet kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe për pasojë prokuroria ka vendosur të bashkojë dy procedimet penale, për të vijuar hetimet në një të vetëm. /Shqiptarja.com

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...



























