Lajme

Lekaj: Shokues sulmi në New York

Autori: Gazeta inFokus 08:32 | 01 November 2017

Sulmin terrorist që ndodhi mbrëmë në New York e ka komentuar edhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Ai këtë ngjarje e ka quajtur shokuese dhe ka kërkuar që të mos lejohet urrejtja e ligësia.

Në New York kanë humbur jetën të paktën tetë persona e dhjetëra tjerë të lënduar.

-Advertisement-

Ky është reagimi i tij:

Ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmë në New York, ku humbën jetën dhjetëra persona, na ka shokuar të gjithëve.

Ne jemi me ata që e duan dhe angazhohen për paqe ndermjet njerëzve. Disa njerëz dashurinë për njëri tjetrin e kanë zevendesuar me ligësi dhe urrejtje. Kjo nuk duhet lejuar të na mundë, të gjithë bashkë kundër terrorizmit.

Jemi me familjet e viktimave, jemi me shtetin tonë mik,

Amerikën!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera