Strakosha, portieri i dytë më i mirë në Itali
Autori: Gazeta inFokus
18:07 | 31 October 2017
Portieri i Lazios, Thomas Stakosha është një nga portierët më të mirë këtë sezon në Serie A italiane
Pas çdo ndeshje apo çdo jave të luajtur në Serinë A, emri i Thomas Strakoshës është në krye të listave për portierin më të mirë.
Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, kur prestigjiozja italiane “Gazetta Dello Sport” ka përpiluar një material special me statistika në lidhje me gardianët e Serisë A.
Në këtë listë, matësi kryesor dhe elementi që ka përcaktuar renditjen e tyre, është pritja që ka bërë sezonin e përllogaritur në përqindje, shkruan Panorma Sport.
Thomas Strakosha është i dyti në këtë renditje, në bazë të ecurisë së deritanishme, që kanë bërë skuadrat dhe portierët e elitës së futbollit italian.
Portieri i Lazios ka arritur të renditet në vendin e dytë, në bazë të përqindjes së pritjeve, që ka bërë deri më tani në kampionatin italian. Gardiani i Kombëtares e gjen veten me 78.9% pritje dhe gjendet pas portierit të Romës, Alison, me 86.5% pritje.
Shqiptari ka arritur të lërë pas emra si Handanoviç që po tregon superformë me Interin javë pas jave, apo edhe Bufon e Donnarumma, të cilët janë edhe dy gardianët më të përfolur në Itali për cilësitë e tyre.
Portieri tjetër i Kombëtares, Etrit Berisha, renditet në vendin e 17-të dhe lë pas gardianin e Milanit, Donnarumman, i cili është në vendin e parafundit. /Express/


T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































