Lajme

Jevtiq në takim me Lunacek, kërkon që në vitin 2018 të fillojë procedura për AKS

Autori: Gazeta inFokus 12:18 | 31 October 2017

Në takimet përmbyllëse me përfaqësuesit kosovarë, Raportuesja e Parlamentit Evropian,Ulrike Lunacek është takuar edhe me Listën Serbe.

Me këtë rast, Ministri për Kthim, Dalibor Jevtiq ka thënë se Brukseli duhet që në terma konkret të fillojë temën e zbatimit të marrëveshjes për formimin e komunave me shumicë serbe, transmeton Indeksonline.

“Është e papranishme që pas 1 mijë e 661 ditëve të nënshkrimit të marrëveshjes në Bruksel mbi këtë çështje ende asgjë nuk është bërë në zbatimin e saj. Është e nevojshme që Brukseli si garantues dhe ndërmjetësues në temë të këmbëngulë që të iniciohet procedura e formimit të këtyre komunave gjatë vitit 2018”, ka përfunduar Jevtiq.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera