Shqiptarët u vranë në xhami, sot gjykata zvicerane po…
Autori: Gazeta inFokus 11:58 | 31 October 2017
Siç ishte paralajmëruar, sot në Gjykatën e Kantonit, në St. Gallen zhvillohet seanca e apelit lidhur me vrasjen e kryer në një xhami në gusht të vitit 2014.Bëhet fjalë për rastin e shqiptarit nga Lugina e Preshevës, i cili në gushtin e vitit 2014 kishte vrarë në një xhami të St.Gallenit bashkatdhetarin e vet. I akuzuari, i dënuar në shkallën e parë (në Gjykatën e Qarkut, St. Gallen) me 18 vjet burg për vrasje të rëndë, ka ushtruar ankesë me të cilën po kërkon zbutje të dënimit në dhjetë vjet burg.
Ai ka kërkuar që kualifikimi i aktit të tij nga vrasje e rëndë të ndryshohet në vrasje me paramendim. Ndërkaq, prokuroria kërkon për të rritje të dënimit, nga 18 në 20 vjet heqje lirie.
Siç ka shkruar tashmë albinfo.ch, personi sot 53 vjeçar është dënuar për veprën penale vrasje të rëndë. Sipas gjetjeve të gjykatës, shqiptari kishte planifikuar vrasjen dhe e ka realizuar atë plan duke e vrarë personin që nuk kishte mundësi të mbrohej. Kjo ka ndodhur gjatë kryerjes së ritualit fetar në xhaminë El Hidaje në Winkel të St. Gallenit.
Por i dënuari, ndërkohë që ka pranuar vrasjen, ka kundërshtuar se e ka planifikuar atë. Sipas tij ai duhet të dënohet për vrasje me paramendim e jo vrasje të rëndë, sepse ai e ka kryer vrasjen nga një psikozë e frikës që e ka kapur dhe e ka shtyrë që të shtijë me armë.Vrasja ka ndodhur në shenjë hakmarrjeje ndaj viktimës, i cili në vitin 1997 kishte vrarë vëllain e të parit dhe e kishte plagosur edhe atë.
Pasi që gjykata kishte konstatuar se vrasja e para 19 viteve kishte ndodhur në vetëmbrojtje, dorasi kishte mbajtur vetëm pak burg, transmeton albinfo.ch.
Kjo sipas palës së dëmtuar të asokohshme ishte e padrejtë dhe për këtë arsye i akuzuari i tashëm kishte vendosur që të ndante “drejtësinë” vetë.
Në pledoajenë e tij, Nehat I., i cili ka pranuar se e ka bërë vrasjen, ka deklaruar se fillimisht kishte dashur të bisedonte me viktimën. Si motiv kryesor për vrasje sipas tij ka qenë fakti se vrasësi i atëhershëm dhe viktima e tashme kurrë nuk kishte kërkuar Besë nga familja e tij dhe se ishte sjellë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Kjo e ka prekur atë dhe ka sjellë te vrasja.Mediet e Zvicrës po i kushtojnë vëmendje të theksuar këtij gjykimi.
Të tjera
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...
-
Kryeziu: Bashkëshortja e kryeministrit punon vetëm në institutin norvegjez, jeton midis Oslos dhe Prishtinës
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka mohuar se gruaja e kryeministrit Ku...
-
Ministria e konfirmon se ka arrestime të kosovarëve nga ushtarët serb, presin detaje nga qeveria e Serbisë
Sot u raportua se dy persona nga Podujeva ishin arrestuar të premten nga usht...
-
Këta janë dy të rinjtë që janë arrestuar nga ushtria serbe
Dy të rinj nga Podujeva janë arrestuar nga autoritet serbe, pasi dyshohet se ...
-
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
Se gjumi juaj është prioritet i Comodita Home dëshmohet edhe këtë muaj! Comod...
-
Kurti: Qeveria po lụfton diskriminimin racor, drejt hartimit një ligj i ri
Nën sloganin “Forcë në diversitet – Një shoqëri pa diskriminim racor”, është ...
-
Lushtaku, Kurtit: E keni gjetur vendin të gatshëm, ka ardhur koha që Kosovën me udhëheq njerëzit që kanë kontribuar…!
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, ka ...
-
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi
Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonom...
-
Arrestohet një 56 vjeçar në Kaçanik, ishte i kërkuar për vjedhje të pyllit
Një person është arrestuar sot në Kaçanik. M.I., 56 vjeçar ishte i kërkuar...
-
Kundër dhụnës gjinore, Haxhiu dhe Konjufca thonë se janë forcuar mekanizmat e ligjit
Nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Koordinatores Nacionale Kundër...
-
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Koalicionit AAK-Nisma zyrtarisht i është bashkuar edhe `Lista Ideali’ në kry...
-
Dënohet me 1 vit burgim dhe 15 mijë euro gjobë ish-kryetari i LDK-së në Drenas për pastrim parash
Edhe në rigjykim, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 1 vit burgim ...