Daçiq: Një serb i diasporës ndikoi që Surinami të tërheq njohjen e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
11:50 | 31 October 2017
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se shteti i Surinamit që e ka njohur Kosovën në korrik të vitit 2016, e ka tërhequr njohjen.
Nuk dihet ende nëse vërtet ky shtete amerikano jugor ka marrë një vendim të tillë apo Daçiq po bën propagandë kundër pavarësisë.Ai ka thënë se autoritetet e Surinamit këtë vendim e kanë marrë pas një këmbëngulje të madhe të diplomacisë së Beogradit dhe involvimit të një serbi nga diaspora.
Njohja e pavarësisë së Kosovës nga ky vend kishte ndodhur në korrik të vitit 2016. Surinami ishte shteti i 112 me radhë që kishte marrë vendim për njohjen e Republikën e Kosovës.Daçiq e ka prezantuar si sukses të diplomacisë serbe duke thënë se gjatë mandatit të tij si Ministër i Jashtëm, Kosova është njohur vetëm nga 5 vende, ndërkohë që nga gushti i vitit 2012 Kosova është njohur nga 80 shtete.
“Kjo tregon se nuk ka marrë fund gjithçka, siç thotë dikush. Nuk jam i sigurt se në Prishtinë do ta publikojnë këtë lajm. Kjo është ngjarje e rëndësishme që meriton vëmendje të veçantë e jo për këtë të diskutohet në ndonjë ngjarje tjetër” ka thënë DacicSipas tij, ky vendim nuk përbën precedent ka ndodhur edhe më herët, por jo shpesh.
“Në rastin e Kosovës, kjo ka ndodhur me Sao Tome dhe Principe, pas ndërrimit të pushtetit. Nuk e kemi bërë këtë me para, s’ka para, e as me presione, s’kemi me cka të bëjmë presion, por duhet të këmbëngulim.
Më vjen keq që Kosovën e kanë njohur shume vende me të cilat kemi qenë miq nga kohës e Josip Broz Titos, por ne më shumë u morrëm me armiqtë” ka thënë Daçiq.
Ai ka thënë se ajo që ndodhi me Kosovën, kur u shkel e drejta ndërkombëtare tani po përhapet si virus.“Gjenerata jonë nuk do të jetë ajo që do ta shoh karrigen e Kosovës në OKB. Kjo sigurisht që nuk do të ndodhë derisa Rusia dhe Kina të ndryshojnë qëndrim.
Ne nuk do ti mbështesim. Për këtë neve na ndihmoi një neri i ynë që ka kontakte me autoritetet në Surinam.
I bëj thirrje diasporës që ta bëjnë këtë për vendin e tyre. Nuk duam që të ndalemi këtu, kam vërejtje nga Brukseli, Washingtoni se më së shumti.
Po, unë po punoj për këtë sepse ky ëstë problemi ynë më i madh ka thënë ai?Surinami është një shtet sovran në bregdetin verilindor të Atlantikut të Amerikës së Jugut dhe vendi më i vogël i kësaj pjesë të botës.

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...


































