Sport

E pafalshme: Kjo është fyerja që i bëri futbollisti i Feronikelit, gjyqtarit Kasumi

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 31 October 2017

Feronikeli e ka mposhtur dje Gjilanin, me rezultat 2-1, duke ja shkaktuar humbjen e parë në këtë edicion.

Mirëpo një karton i kuq i dhënë dje nuk la shije të mirë, fal gjestit jo të mirë të futbollistit të Feronikelit, Haxhi Shala.

Siç mëson ‘futbollikosovar.com’, zëvendës kapiteni i ‘Niklit’, i është drejtuar gjyqtarit me fjalët “Shko n’k**”, gjë që ka bërë që gjyqtari, Besfort Kasumi ta ndëshkoj direkt me të kuq, pa u hamendur fare.

-Advertisement-

SITUATA:

Ishte një ndërhyrje e Mendurim Hotit në një nga futbollistët e Gjilanit, ku gjyqtari, Kasumi e ndëshkon me karton të verdhë, Hotin. Mirëpo aty afër ishte Haxhi Shala i cili e konteston ashpër këtë karton, dhe merr si dhurat edhe ai një karton të verdhë. Por si të mos mjaftonte kjo, Shala ofendon gjyqtarin, dhe pa menduhar dyherë i’u dhurohet direkt i kuqi, duke  barazëpeshuar forcat në tëren, ngase pesë minuta më parë Gjilanit kishte mbetur me një lojtar më pak.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera