Sport

Joshua tregon se çfarë këshille i dha Ibrahimovic

Autori: Gazeta inFokus 18:32 | 30 October 2017

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimovic kishte takuar boksierin Anthony Joshua vetëm pak orë para meçit me Carlos Takam.

Dy ditë pas fitores ndaj Carlos Takam, boksieri britanik, Anthony Joshua ka treguar se çfarë i kishte thënë Zlatan Ibrahimovic në atë takim.

Joshua tha se Ibrahimovic ka mentalitet fenomenal dhe i kishte pëlqyer këshilla e suedezit.

-Advertisement-

“Ai e theksoi se unë kisha thënë ‘unë nuk jam perfekt, por po të tentoj’. E pastaj tha ‘Jo, jo, jo. Ajo çfarë duhet të thuani është ‘jam perfekt, nuk po tentoj”, tregoi Joshua për Sky Sports.

Në fakt, Joshua është perfekt, pasi ka fituar 20 nga 20 meçet që ka zhvilluar dhe të gjitha prej tyre para kohe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera