Sport

Fitorja e Joshuas bëhet edhe më madhështore pas këtij urimi nga Klitschko (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 18:05 | 30 October 2017

Anthony Joshua ka mbrojtur me sukses titullin e botës në peshat e rënda natën e së shtunës.

Britaniku 28 vjeçar, në një mbrëmje të jashtëzakonshme në Kardif, në praninë e 70 mijë tifozëve ka bërë mbrojtjen e parë të titullit të botës në boks, ndaj boksierit nga Kameruni, Carlos Takam.

Para se të vinte deri te përballja me Takam, Joshua majat e botës i arriti duke e mposhtur legjendën Wladimir Klitschko, njërin nga boksierët më të mirë që ka njohur ky sport në histori.

-Advertisement-

E Klitschko, është ndër ata që ka përgëzuar Joshuan për suksesin e radhës të arritur, duke e fituar një tjetër meç para përfundimit të 12 raundeve.

“Urime kampion, vazhdo kështu”, ishte urimi i ukrainasit 41 vjeçar, që betejën e fundit në boks e pati pikërisht ndaj Joshuas në muajin prill të këtij viti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera