Sport

Katastrofë e madhe për Romën para ndeshjes ndaj Chelseat

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 30 October 2017

Vazhdojnë lëndimet te skuadra e Romës.
Trajneri Di Francesco e ka marrë një lajm shumë të keq para ndeshjes ndaj Chelseat, përcjellë “Lajmi.net”.

Pas lëndimit të mbrojtësit të djathtë, Rick Karsdorp, tani është lënduar edhe zëvendësuesi i tij, Bruno Peres.

Në këtë mënyrë, Roma i ka humbur të dy mbrojtësit të djathtë për sfidën ndaj Chelseat.

-Advertisement-

Po ashtu në ndeshjen e fundit ndaj Bolognas në Serie A është dëmtuar edhe Gregorie Defrel.

Kësisoj në të djathtë të mbrojtjes do të luajë Alessandro Florenzi, i cili është kthyer nga dëmtimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera