Lajme

Për balotazh partitë s’kanë vija të kuqe

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 30 October 2017

Njohësit e rrethanave politike në vend kanë bërë me dije se subjektet politike për garën e balotazhit më 19 nëntor do t’i heqin vijat e kuqe ndërmjet vete.

Behxhet Shala dhe Albert Krasniqi kanë vlerësuar për gazetën “Epoka e re” se marrëveshjet politike mes partive në balotazh mund ta përmbysin rezultatin e raundit të parë që është arritur më 22 tetor.

Sipas tyre, kjo do të vijë në shprehje aty ku rezultati është i ngushtë. “Askush nuk do të përjashtojë dikë për koalicion në atë komunë që ka interes.

-Advertisement-

Çdo parti do të bëjë koalicion me secilën parti në qoftë se nga ajo marrëveshje do ta fitonte qeverisjen në komunën e caktuar”, ka thënë Behxhet Shala.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera