Lajme

Kjo deklaratë e Vuçiqit për Kosovën, ka tërbuar serbët

Autori: Gazeta inFokus 08:17 | 30 October 2017

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se është i lumtur që do të fillojnë dialogun e brendshëm për Kosovën, “në mënyrë që të çlirohemi nga mitet tona dhe gënjeshtrat se çdo gjë në Kosovë është e jona, por edhe gënjeshtrat se atje nuk kemi asgjë”.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në lidhje me shpalljen e pavarësisë së Katalonisë, ka thënë se ekziston vetëm një e drejtë ndërkombëtare, e cila nuk mund të shkelet, dhe se bashkësia ndërkombëtare ka treguar hipokrizinë duke e mbrojtur në këtë rast, por duke e shkelur në të njëjtën kohë në rastin e Kosovës.

“Sado që jemi në anën e Spanjës, e cila ka treguar një miqësi të sinqertë me Serbinë, për arsyet e veta, siç është Katalonia apo Baskia, e di se për çdo serb është e vështirë të shoh hipokrizinë zhurmshme çdo ditë, në lidhje me respektimin e integritetit territorial”, tha Vuçiq, në një konferencë shtypi, pas takimit me kryetarin e Republikës Serbe, Millorad Dodik, raporton Tanjug.

-Advertisement-

Ai theksoi se përballen çdo ditë me kërkesat e përfaqësuesve ndërkombëtarë që duhet të respektojnë integritetin e Kosovës, dhe se ju përgjigjet se Serbia e ka një Kushtetutë me të cilin nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, dhe se nuk mund t’iu dalë në ndihmë, përcjell Telegrafi.

“Kur u them se integriteti i Serbisë nëntë vjet më parë, nuk kishte nevojë të respektohej, kur këtë e them, brenda një sekonde e kuptoj se pse vijnë qindra mijëra dhe miliona dollarë në mënyrë që të dobësohen Vuçiq dhe qeveria serbe, dhe shumë të tjerë që nuk mendojnë si ata”, shpjegoi Vuçiq.

Ai theksoi se tani “me zë të lartë garojnë në hipokrizinë e mbrojtjes së integritetit të dikujt, ata të cilët më parë kanë shkelur në një vend të vogël si Serbia, duke thënë se nuk mërziten fare për neve”.Vuçiq tha se ka dy dallime në mes rastit të Katalonjës dhe Kosovës, për të cilat do të flasë në detaje nesër.Katalonia, siç shpjegoi ai, në mënyrë të paligjshme, ose në përputhje me parimin e së drejtës për vetëvendosje, ka mbajtur një referendum, “kurse në Kosovë nuk ka pasur referendum, me përjashtim të referendumit të rremë të vitit 1991, si dhe Kushtetutës së rreme të Kaçanikut”.Ai theksoi se në Kataloni, çdo gjë shkoi në mënyrë paqësore, kurse në Kosovë përmes agresionit e krijuan situatën çfarë ishte, dhe se sot duhet të përballemi me atë realitet.

Vuçiç tha se “ne kemi një realitet tjetër për të cilin pjesërisht jemi vetë fajtorë, por edhe me hipokrizinë patologjike, me të cilën sot fuqishëm mbrohet integriteti i Spanjës, por jo nga Spanja, por nga shumë vende të botës, nga SHBA deri në BE”, përcjell Telegrafi.

“Vetë jemi fajtorë, sepse kemi nevojë të dimë se çfarë idiotësh ishim kur kemi dërguar kërkesën në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, me të cilën Kosova ka fituar legjitimitetin për veprimet e saj. Ne kishim atëherë në pushtet njerëz të tillë si: Tadiç dhe Jeremiq. Kjo tani për neve është një gur i frikshëm në këpucë në të gjitha diskutimet”, tha presidenti serb.Vuçiq tha se tani kanë nevojë për të ndërtuar paqen, ta kuptojnë se në Kosovë janë gjashtë deri në tetë për qind serbë, e jo 80 për qind. “Se në Skenderaj (Serbica) pothuajse nuk ka asnjë serb edhe pse toponimi do të duhej të jepte një pamje ndryshe”.

Porositi se nuk ka asgjë nga një dëbim eventual i shqiptarëve, “por duhet të ndërtojmë paqen dhe të ardhmen dhe përmes ekonomisë fitojmë, të kemi një qasje racionale”.Ai theksoi se çdo territor është rast ‘sui generis’, dhe se ka vetëm një të drejtë ndërkombëtare, kurse Serbia me sjelljen e saj, ka treguar pjekuri dhe seriozitet.

“Për hipokrizinë e tyre do të mund të flisja e shkruaja një dekadë, por çfarë do të fitonte Serbia nga kjo? Kjo është arsyeja pse unë jam i kënaqur që ne do të fillojmë bisedimet, në mënyrë që të çlirohemi nga mitet tona dhe gënjeshtrat se çdo gjë në Kosovë është e jona, por edhe gënjeshtrave se atje nuke kemi asgjë”, theksoi Vuçiq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera