Sport

Adnan Januzaj-Kombëtarja e Shqipërisë, ndodh e papritura!

Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 28 October 2017

FIFA pritet të bëjë ndryshime të rëndë sishme në statutin e saj dhe ka lënë të hapur mundësinë për rishikimin e rregullit që ndalon lojtarët me dy nënshtetësi të ndryshojnë kombëtaren me të cilën luajnë. Rregull, nga i cili mund të përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë kombëtare të vogla, përfshirë këtu edhe Shqipërinë dhe Kosovën.

Kuqezinjtë kanë shfaqur probleme në repartin e avancuar dhe gjatë kësaj kohe ka munguar një fantazist që do ta nxirrte lehtësisht ekipin në sulm. Adnan Januzaj do të ishte lojtari ideal dhe me ndryshimet që do të ndodhin, kthehet sërish mundësia dhe skenarët që të zgjedhë Shqipërinë.

SI ËSHTË – Për momentin, FIFA i ndalon të gjithë lojtarët që kanë luajtur me kombëtaren e tyre të madhe që të zgjedhin të luajnë për një tjetër kombëtare. Ky ndryshim mund të bëhet deri në momentin që një futbollist ka luajtur në ekipet e moshave, por pasi bën debutimin në një ndeshje zyrtare nuk mund të luajë më me asnjë kombëtare tjetër. Nisur nga ky rregull, shumë ekipe të mëdha në Europë dhe në botë kanë përfituar duke grumbulluar lojtarë të ndryshëm dhe duke i aktivizuar shumë pak minuta sa për t’i “djegur” që të mos kenë mundësinë të zgjedhin një tjetër skuadër.

-Advertisement-

SI BËHET – Por, me ndryshimin që do të bëjë FIFA, pritet që këta të lojtarë mund të ndryshojnë kombëtaren e tyre, në rast se kanë luajtur një ose dy ndeshje. Sigurisht që do të ketë masa parandaluese që lojtarët të mos ndryshojnë sa herë të duan kombëtaret e tyre. Kjo do të thotë që nuk ekziston më mundësia nga ekipet e mëdha që të “djegin” lojtarët pasi duhet t’i aktivizojnë më shumë dhe rregullisht.

Për ta bërë më të thjeshtë: Te Spanja është aktivizuar Munir, por që prej vitit 2014 nuk është parë më në kombëtare, Bojan Krkiç po ashtu. Adnan Januzaj nuk po grumbullohet më nga Belgjika, ndërsa aktualisht s’mund të luajë dot me asnjë kombëtare (përveç Kosovës, e cila ka pak kohë në FIFA).

SHQIPËRIA – Ky rregull sigurisht që ndihmon shumë Shqipërinë, e cila përpara disa vitesh e ka pasur të vështirë të ishte zgjedhje e parë për lojtarët që luanin në Zvicër.  Kombëtarja helvete i grumbullonte shpeshherë shqiptarët dhe i aktivizonte 1 ndeshje sa për t’i “djegur”, por tani nuk do të ketë më asnjë pengesë për të zgjedhur Shqipërinë, edhe nëse luajnë me Zvicrën ose me këdo kombëtare tjetër.

Por, një lojtar që “tradhtoi” kuqezinjtë disa vite më parë, mund të ketë mundësinë ta zgjedhë Shqipërinë. Bëhet fjalë për Adnand Januzajn, i cili ka luajtur vetëm 2 ndeshje me ekipin e madh të Belgjikës dhe mund të zgjedhë të luajë për Shqipërinë, por edhe për Kosovën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera