Lajme

Komorani bëhet me nënstacion policor

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 27 October 2017

Të premten, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka dorëzuar çelësat e zyrës për nënstacion policor në Komoran, komandantit të Stacionit Policor në Drenas, Driton Morinës.

Gjatë dorëzimit të çelësave ishin të pranishëm shumë qytetarë nga Komorani me rrethinë, të cilët i janë gëzuar hapjes së këtij nënstacioni policor i cili do të jetë në shërbim të qytetarëve të kësaj ane për ruajtjen e sigurisë publike.

Kryetari, Lladrovci  me këtë rast, ka uruar banorët e kësaj ane, duke thënë se tani Komorani me rrethinë do të kenë nënstacionin e tyre policor dhe njëherit ka kërkuar që për çdo parregullsi të lajmërojnë këtë nënstacion dhe të vazhdojnë bashkëpunimin për të ruajtur sigurinë publike. Komandanti i Stacionit Policor në Drenas, Driton Morina ka falënderuar kryetarin Lladrovci që kërkesën e tyre dhe të banorëve e kanë realizuar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera