Gradohen në gradën major 27 zyrtarë policorë
Autori: Gazeta inFokus
15:40 | 26 October 2017
Sot, në një ceremoni të organizuar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, bazuar në nevojat operacionale të Policisë së Kosovës për mbikëqyrës të nivelit të lartë ekzekutiv, janë graduar 27 zyrtarë policorë në gradën major.
Në ceremoninë e gradimit morën pjesë stafi i lartë drejtues i Policisë së Kosovës në krye me drejtorin e Përgjithshëm z. Shpend Maxhuni si dhe ministrin e Punëve të Brendshme z. Flamur Sefaj.
Drejtori i Përgjithshëm i PK-së z. Maxhuni ndër të tjera tha se Policia e Kosovës është dëshmia kryesore që tregon nivelin profesional dhe përkushtimin e vazhdueshëm drejt fuqizimit të zbatimit të ligjit, me qëllim të shërbimit drejt qytetarëve si dhe ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend. Ne do të punojmë së bashku, të vetëdijshëm që e ardhmja do të sjell sfida të reja, rritja dhe kompleksiteti i të cilave do të ndryshojë vazhdimisht, por unë jam i bindur që çdo ditë ju do të përballeni me to, do t’i përmbushni ato me përkushtim dhe profesionalizëm sepse arritjet dhe sukseset do t’ju bëjnë më të fortë.
Ndër të tjera z. Maxhuni zyrtarët policorë të graduar i ftoi që të tregohen personalisht përgjegjës dhe të përgjegjshëm për veprimet dhe obligimet tuaja , duke kryer të gjitha detyrat e ngarkuara me sukses, etik dhe integritet.
Ndërsa Ministri i MPB-së z. Sefaj tha se Policia e Kosovës me përkushtimin dhe punën e saj të vazhdueshme po dëshmon profesionalizëm të lartë, po tregon se është ndër institucionet më të rëndësishme të zbatimit të ligjit dhe ofrimit të sigurisë ndaj qytetarëve dhe vendit. Njëkohësisht ministri z. Sefaj i përgëzoi zyrtarët policorë për gradimin e tyre dhe uroi që të shkëlqejnë në punën e tyre ashtu siç po ju shkëlqejnë edhe gradat tuaja.
Gradimit të zyrtarëve policorë i ka paraprirë suksesi që ata kanë treguar në testimet për gradën major dhe përfundimi me sukses i trajnimit “menaxhimi i lartë ekzekutiv” në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Zyrtarët policorë të graduar në gradën major do të shërbejnë nëpër pozita të ndryshme të Policisë së Kosovës./INFOKUSI


T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...





























