Një shtet me dy sisteme të drejtësisë
Autori: Gazeta inFokus
08:07 | 26 October 2017
Deputetë të opozitës thonë se Marrëveshja e Drejtësisë e arritur me Serbinë është antikushtetuese pasi, sipas tyre, ka dy sisteme të drejtësisë. I pari që tenton të sigurojë pjesëmarrje për të gjithë qytetarët në jetën institucionale dhe tjetri që garanton pjesëmarrjen e vetëm një etnie. Ndërsa njohësit e çështjeve juridike vlerësojnë se Marrëveshja e Drejtësisë thellon edhe më shumë ndarjen etnike të vendit, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Marrëveshja për Drejtësinë e arritur mes palës kosovare dhe asaj serbe, e cila filloi të zbatohet pas dekretimit ditë më parë të 40 gjykatësve dhe 13 prokurorëve serbë nga presidenti Hashim Thaçi, po vlerësohet si antikushtetuese nga opozita kosovare.
Përfaqësues të opozitës në Parlamentin e vendit kanë thënë se në bazë të kësaj marrëveshjeje Kosova do t’i njohë të gjitha aktgjykimet e gjykatave paralele serbe në Kosovë që nga paslufta e deri më tani dhe se emrat e gjykatësve, të cilat janë betuar para presidentit, janë dërguar nga Beogradi.
Megjithatë me deklaratat e tilla të deputetëve opozitarë nuk është pajtuar ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili ka thënë se kjo marrëveshje ka paraparë funksionimin e gjykatave në veri në përputhje me ligjet e Kosovës, shkruan tutje “Zëri”.
Ndërsa njohësit e çështjeve juridike në vend vlerësojnë se Marrëveshja e Drejtësisë mes Kosovës dhe Serbisë është një marrëveshje që thellon edhe më shumë ndarjen etnike të vendit.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...






























