Lajme

Havolli: Trusti ka fituar për nëntë muaj 66 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 25 October 2017

Kryetari i Bordit i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, Ymer Havolli,ka folur për zhvillimet në Trust, për mjetet e grumbulluara si dhe për fitimet që ka gjeneruar nga investimi i mjeteve të kosovarëve për pension.

Havolli ka treguar se Trusti menaxhon mjete në shumë prej më shumë e 1.5 miliard euro.

E nga investimi i mjeteve të Trustit jashtë vendit, për nëntë muaj ka pasur fitime në shumë prej 66 milionë euro.

-Advertisement-

“Rritja e çmimeve të aksioneve për nëntëmujorin e këtij vitit është me 4.2 për qind apo fitimi nga investimet është 66 milionë euro. Nga themelimi i trustit e deri më 31 shtator të këtij viti, kthimi bruto nga investimet është 371 milionë”, ka treguar ai.

Havolli ka thënë se mjetet e investuara të kosovarëve që menaxhon Trusti janë të sigurta.

Po ashtu, ai ka treguar në këtë intervistë se Trusti ka paguar 22 milionë euro për personat që kanë dalë në pension vetëm deri më 31 shtator të këtij viti.

Kryetari i Bordit të Trustit, Ymer Havolli ka treguar se për nëntë muaj kanë pasur më shumë se 37 mijë kontribuues të rinj.

Ai ka treguar se aktualisht nga paratë e Trustit, 116 milionë euro janë investuar në Kosovë, shkruan Telegrafi.

Profesori i Ekonomisë që drejton Bordin e Trustit ka folur edhe për pagat të cilat marrin në këtë institucion.

Havolli ka treguar arsyet pse drejtori Menaxhues i Trustit, Ardian Zalli paguhet më shumë se presidenti, kryeministri e kryetari i Kuvendit të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera