Justin Bieber shihet në shtëpinë e ish të dashurës
Autori: Gazeta inFokus
11:38 | 25 October 2017
Këngëtari kanadez, Justin Bieber është parë teksa është larguar nga shtëpia e ish të dashurës së tij, Selena Gomez në Kaliforni.
Ashtu si shihet në fotografitë e siguruara nga TMZ, 25 vjeçarja Gomez është futur në shtëpinë e saj 10 minuta pas 23 vjeçari Bieber kishte arritur.
TMZ ka raportuar poashtu se ish-çifti kanë kaluar kohë së bashku me miq të përbashkët, dhe se i dashuri aktual i Gomez, The Weeknd e ka ditur për këtë takim të tyre, transmeton Klan Kosova.
Ish-çifti i njohur i muzikës pop, ishte në lidhje me pauza nga vitit 2011 deri në vitin 2014 derisa shpesh të dy e kanë komentuar lidhjen e tyre.
Në muajin shkurt të vitit 2016, Gomez kishte folur për lidhjen e saj për revistën W.
“Në fillim nuk shqetësohesha shumë. Isha 18 vjeçare dhe kisha të dashur, dukeshim bukur së bashku, dhe kaq na mjaftonte. Më pas mu thye zemra dhe fillova të shqetësohesha”, ka thënë figura e njohur e Disney.
“Njerëzit nuk e kishin idenë se çfarë po ngjante, por unë isha në qoshe, duke goditur kokën prapa murit. Nuk e dija nga të shkoja, jam shumë e lodhur. Ka mbaruar gjithçka, shqetësohem për të por nuk mund ta bëjë këtë gjë më”, kishte thënë ajo.
Derisa, Bieber kishte më shumë telashe të ecte përpara.
“Ishte vështirë. Nuk e di nëse e kam tejkaluar akoma. E dua atë shumë, dhe besoj se nuk do të rresht së dashuruari atë. Ne gjithmonë e kemi respektuar njëri-tjetrin dhe akoma e bëjmë këtë gjë”, kishte thënë ai për Access Hollywood në muajin nëntor të vitit 2015.
Gomez është në lidhje me The Weeknd në muajin janar, derisa Bieber pas ndarjes, është lidhur me Paola Paulin, Kourtney Kardashian, Hailey Baldwin dhe Sofia Richie.

T� tjera
-
Studentët mposhtën Vuçiqin pas 14 vitesh, nisin bisedimet për qeverinë e re në Serbi
Lëvizja studentore në Serbi, e cila shënoi një fitore historike në zgjedhje, ...
-
Protestat hyjnë në ditën e 14-të, Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët
Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe këtë të martë thirrjet për dialog me stu...
-
Tahiri për Arlinda Zekajn: Të gjithë mekanizmat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka reaguar sërish për ...
-
Kontrolli në veturën e 20-vjeçarit çon në ndalimin e tij nga policia në Shtime
Një 20-vjeçar është ndaluar nga Policia e Kosovës në orët e para të së martës...
-
ZKA-ja kishte konstatuar mangësi në efikasitetin e institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje
Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca, ka thënë se vrasja e Arlind...
-
Peja në kujtim të Arlindës, letra e saj drejtuar institucioneve rikthehet në shesh
Peja është bërë bashkë mbrëmë në nderim të Arlinda Zekajt, e cila u vra tragj...
-
Haxhiu për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takohet me krerët shtetërorë
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë sot, më 27 tetor, një ...
-
Specialja lejon publikimin me më pak redaktime të dëshmive të 10 dëshmitarëve në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Kuvendi me agjendë të ngjeshur, gjashtë komisione mblidhen gjatë ditës
Gjashtë komisione parlamentare do të mbajnë mbledhje sot në Kuvend, ku në ren...
-
I jepet sot lamtumira e fundit Arlinda Zekajt
Arlinda Zekaj, e cila dyshohet se u vra nga kunati i saj të dielën në Vitomir...
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...































