Betohen 40 gjykatës e 13 prokurorë serbë
Autori: Gazeta inFokus
08:18 | 25 October 2017
40 gjykatës dhe 13 prokurorë serbë janë dekretuar e betuar gjatë ditës së djeshme para presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me ç’rast është zbatuar edhe hapi i parë drejt fillimit të zbatimit të Marrëveshjes për Drejtësi ndërmjet Kosovës e Serbisë, të nënshkruar në shkurtin e vitit 2015, shkruan sot, gazeta Zeri.
Kjo Marrëveshje dështoi të bëhet javën e kaluar sepse gjykatësit serbë dhe prokurorët nuk u shfaqën fare, gjë e cila ndodhi për shkak se Beogradi kërkoi shtyrjen e saj.
Lidhur me dekretimin e tyre mediet patën mundësinë të informohen vetëm përmes komunikatës së Zyrës së Presidentit, pasi që kjo ngjarje nuk ishte e hapur për mediet. E këtë gjë analistët e vendit e shohin si gjë të pritur pasi, sipas tyre, as vetë negociatat mes Serbisë dhe Kosovës nuk janë transparente.
Ata zbatimin e Marrëveshjes për Drejtësi mes dy shteteve e shohin me dyshim pasi që, sipas tyre, Serbia vazhdimisht do të tentojë ta tregojë fuqinë e saj në shtetin e Kosovës.
Thaçi: Kosova, vend i barazisë së plotë
Presidenti Hashim Thaçi, pas dekretimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë, ka thënë se Kosova është vend i barazisë së plotë dhe sipas tij, kjo gjë është pikërisht produkt i kësaj barazie.
“Kosova është ndërtuar mbi parimet kushtetuese të gjithëpërfshirjes, të barazisë dhe të lirisë së secilit individ. Kosova ka miratuar masa adekuate për ta promovuar një barazi të plotë dhe efektive ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve në të gjitha fushat e jetës ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore”, ka theksuar presidenti. Ai ka thënë se dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga komunitetet joshumicë pasqyron plotësisht natyrën shumetnike të Kosovës.
Sipas tij, Kosova në vazhdimësi ka bërë dhe po bën reforma në sistemin gjyqësor dhe atë prokurorial me të vetmin qëllim që sistemi gjyqësor dhe ai prokurorial të funksionojë sa më mirë.
“Në këtë rrugëtim kemi pasur mbështetje edhe nga miqtë tanë ndërkombëtarë, të cilët i falënderojmë. Gjyqtarët dhe prokurorët kanë rol të madh në jetën e qytetarëve, në realizimin e të drejtave të tyre dhe në sigurinë e qasjes së barabartë në drejtësi pa marrë parasysh dallimin e tyre gjinor, racor, fetar e kombëtar”, ka shtuar presidenti.
Ai duke iu drejtuar gjykatësve u ka thënë atyre se mbi supet e tyre është një përgjegjësi e madhe.
“Mirëpres gatishmërinë tuaj për t’u integruar në gjyqësorin e Kosovës dhe për të punuar në përputhje me legjislacionin e Kosovës. Po ashtu mirëpres gatishmërinë e juaj se funksionin e gjyqtarit, respektivisht të prokurorit, do ta ushtroni me nder, përgjegjësi dhe paanshmëri, duke respektuar rregullat e etikës profesionale”, ka thënë presidenti Thaçi.

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
































