Sport

Mbahet ceremonia “The Best”, kush do të shpallet lojtari më i mirë?

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 23 October 2017

FIFA sonte do të mbajë ceremoninë kryesore të vitit, ku do të përzgjedh lojtarin më të mirë

FIFA për herë të dytë radhazi do të ndaj çmimin “The Best” për lojtarin më të mirë të vitit 2017, për herë të dytë kjo që prej ndarjes nga France Football.

Në garë për këtë çmim janë Cristiano Ronaldo i Real Madrid, Leo Messi i Barcelonës dhe Neymar i PSG.

-Advertisement-

Portugezi është favorit për ta fituar për herë të dytë radhazi, pas sukseseve me Real Madridin, ku fitoi La Ligan, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Spanjës dhe Superkupën e Evropës.

Kjo ceremoni do të mbahet sonte në Londër, duke filluar nga ora 20:30.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera