Sport

Zyrtare: “Profa” vjen me një lajm të madh për Vllaznin e Pozheranit

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 23 Tetor 2017

Trajneri kosovar, Bylbyl Sokoli e ka dhënë një super-lajm për Vllazninë e Pozheranit, transmeton GazetaOlle.

‘Timonieri’ i mirënjohur i cili e mori drejtimin e Vllaznisë, dy javë më parë ka konfirmuar për Super Sport Kosova se nesër në qytezën e Pozheranit do të nisin punimet për renovimin e stadiumit.

“Nesër do të nisin punimet për renovimin e stadiumit dhe besoj se bënë pranverë do të luajmë në Pozheran. Mendoj se infrastruktura është problemi më i madh i këtij klubi”, ka thënë Bylbyl Sokoli për emisionin Koha Shtesë.

-Advertisement-

Ai ka si synim që ta shpëtojë Vllazninë në Superligë. Kjo skuadër pas xhiros së 11-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll ndodhet në pozitën e fundit me pesë pikë të grumbulluara.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy