Ja sa qytetarë votuan dje në zgjedhje
Autori: Gazeta inFokus
08:34 | 23 October 2017
Në zgjedhjet lokale, të cilat u mbajtën të dielën, 812.157 qytetarë, ose 43,82% e qytetarëve, shfrytëzuan të drejtën e tyre të votës gjatë ditës së djeshme në zgjedhjet lokale të Kosovës, numër ky që nuk dallon shumë nga shifra e votuesve në zgjedhjet paraprake, që ishte 814.780 votues apo 45,75% e votuesve, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Në këto zgjedhje ishin të regjistruar 1 milion e 890 mijë e 952 qytetarë me të drejtë vote, prej tyre 18 mijë e 11 votues të rinj.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bashkëpunim me institucionet e vendit, si Prokuroria, Policia, OSBE-ja e organizata tjera të vendit, gjatë ditës së djeshme zgjedhjet lokale i konsideroi si të qeta dhe demokratike, të shoqëruara vetëm me disa incidente të vogla, të cilat, sipas tyre, janë normale duke marrë parasysh numrin e votuesve.
Deri në orën 11:00 gjatë ditës së djeshme, sipas KQZ-së, kishin votuar 182 mijë, apo 10,05% e votuesve, deri në orën 15:00 kishin votuar mbi 580 mijë votues apo 28,89% e tyre dhe shifra e fundit e publikuar nga KQZ-ja ishte ajo e orës 19:00, e cila ishte 812 mijë qytetarë, ose 43,82% e qytetarëve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në konferencën e parë të tyre njoftuan vetëm për hapjen e votimeve në të gjitha qytetet e Kosovës, proces ky që sipas KQZ-së ndodhi në kohë dhe pa vonesa.
Në konferencën e dytë me radhë, në të cilën KQZ-ja njoftoi lidhur me pjesëmarrjen e votuesve deri orën 11:00, bëri të ditur se deri atëherë kishin votuar 182 mijë, apo 10,05% e votuesve, shkruan tutje “Zëri”.
Sipas kryetares së KQZ-së Valdete Dakës, në të njëjtën kohë, pra deri në orën 11:00, në zgjedhjet e kaluara kishin votuar rreth 12% e gjithë votuesve. Ajo gjithashtu bëri të ditur se gjithçka deri në atë orë kishte shkuar sipas rregullave.
“Sipas të dhënave tona, procesi zgjedhor është duke u zhvilluar normalisht”, ka thënë Daka.
E pyetur rreth ngatërresës së vulave për të cilën raportuan mediet, Daka ka thënë se ka qenë vetëm ngatërresë.
“Jemi vetëm njerëz, ka qenë vetëm ngatërresë, është bërë për shkak të rritjes së sigurisë dhe janë marrë masat”, ka shtuar ajo.
Konferencës së tretë me radhë të KQZ-së iu shtua edhe vizita e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, i cili vizitoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t’u informuar lidhur me procesin e deriatëhershëm.

T� tjera
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...






























