Lajme

Sulmi me zjarr në vendvotimin e Skenderajt, Policia thotë se nuk ndërlidhet me zgjedhjet

Autori: Gazeta inFokus 18:07 | 22 October 2017

Është raportuar se në shkollën ‘Dëshmorët e Qiqavices’, në Dashecë të Skenderajt, vendvotimi nr 2133B, në mesnatë është dëmtuar dera e hyrjes së kësaj shkolle me zjarr të qëllimshëm.

Por policia thotë për Express se për ngjarjen në fjalë është inicuar rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, sqaroi se kjo nuk ndërlidhet aspak me vendvotimin në fjalë dhe se në këtë pjesë tani është duke u zhvilluar votimi.

-Advertisement-

Ndërkaq në zgjedhjet e sotme lokale, deri në orën 15:00 kanë dalë për votim 29 për qind e qytetarëve

Këtë e bëri të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në konferencën e mbajtur për media.

Ata shtuan se deri në këto orë i gjithë procesi është duke shkuar në rregull. KQZ-ja bëri të ditur se kanë votuar mbi 568 votues, derisa sqaruan se konferenca e radhës kur do të flitet për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe mbylljen e qendrave votuese, do të bëhet në orën 20:00./Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera