Sport

Everton – Arsenal, formacionet zyrtare

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 22 October 2017

Evertoni dhe Arsenali kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në kampionatin anglez, Ligën Premier.

Topçinjtë janë mysafirë të Evertonit në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë të kampionatit anglez.

Evertoni nuk po përjeton një fillim sezoni të mirë edhe përkundër përforcimeve të mëdha, duke pasur vetëm dy fitore nga tetë ndeshje.

-Advertisement-

Në anën tjetër, skuadra e Arsene Wengerit është diçka më mirë, por në ndeshjen e fundit ka pësuar humbje dhe dëshiron t’i kthehet fitoreve në këtë ndeshje.

Në këtë takim, nga minuta e parë luan mesfushori me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, ndërsa Shkodran Mustafi gjendet jashtë shkaku i lëndimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera