Sport

Valverde po e turpëron Arda Turanin

Autori: Gazeta inFokus 23:20 | 20 October 2017

Barcelona ka zhvilluar 13 ndehsje zyrtare në sezonin 2016/17, por Arda Turan ende asnjë – kështu që ai pritet të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Largimi nga Barcelona i mesfushorit turk Arda Turan është i paevitueshëm, pas sezonit të vështirë që po kalon te klubi nga “Camp Nou”.

Lojtari nuk pëlqehet nga trajneri i ri, Ernesto Valverde, që vazhdon të mos e ftoi me skuadrën. Ai është lënë jashtë edhe për ndeshjen me Malagan.

-Advertisement-

Barcelona deri më tani ka zhvilluar 13 ndeshje zyrtare këtë edicion dhe për Turan nuk ka pasur hapësirë të luajë as edhe si zëvendësues.

Turku nuk regjistron asnjë minutë këtë edicion, qoftë në La Liga apo Ligë të Kampionëve, pavarësisht se stërvitet normalisht me pjesën tjetër të skuadrës dhe largimi tashmë është i paevitueshëm.

Ai u transferua në Barcelonë nga Atletico Madridi në vitin 2015 ku për dy sezone bëri 55 paraqitje dhe shënoi 5 gola për ekipin nga “Camp Nou”. /Gazeta Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera