Punëtorët ia plaçkisin biznesin Ramiz Kelmendit!
Autori: Gazeta inFokus
10:04 | 20 October 2017
Në orët e mbrëmbjes së djeshme është plaçkitur Qendrës Tregtare “ELKOS” themelues i të cilës është ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi.
Sipas Policisë së Kosovës, personat që dyshohet se kanë kryer vjedhjen në këtë qendër tregtare janë punëtorë të saj.
“Gjatë kontrollit është konstatuar se tre të dyshuarit me një “Mercedes benz”; një “Ford Fiesta” dhe një Golf IV kishin vjedhur pajisje elektronike dhe gjëra ushqimore nga depoja e Qendrës Tregtare “ELKOS” dhe se të dyshuarit janë punëtorë të “ELKOS-it””, thuhe në njoftimin e PK-së.
Rasti kishte ndodhur në rrugën “Mehmet Hasi” në Prizren, gjatë kohës kur policia po patrullote këtë rrugë. Në atë kohë bëhet e ditur se policia ka vërejtur tri automjete tek të cilat gepekët ishin të hapur “dhe kjo ka nxitur kureshtjen për një kontroll të tyre”, thuhet tutje në njoftim.Gjësendet e vjedhura dhe automjetet janë sekuestruar në cilësi të provës materiale, ndërsa të dyshuarit, me vendim të prokurorit të shtetit ndalën nën masën e arrestit policor.

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...































