Lajme

Inaugurohet Qendra e të dhënave të sistemit gjyqësor dhe prokurorial

Autori: Gazeta inFokus 08:10 | 20 October 2017

Sot në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë hë hyrjen kryesore e ndërtesës A mbahet ceremonia e inaugurimit të Qendrës së re të të dhënave të sistemit gjyqësor dhe prokurorial të Republikës së Kosovës.

Kjo ngjarje organizohet nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Ambasada Norvegjeze në Kosovë.

Qendra e re e të dhënave është ndërtuar në kuadër të projektit SMIL (Sistemi i Menaxhimit Informativ të Lëndëve) në kuadër të përgatitjes së infrastrukturës harduerike për të mundësuar dixhitalizimin e procesit të punëve në gjykata dhe prokurori.

-Advertisement-

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë krerët e sistemit gjyqësor, prokurorial, Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, një delegacion nga Administrata Gjyqësore e Norvegjisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme të këtij vendi të cilët janë duke financuar projektin e SMIL.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera