Rozë

Angelina i mahnit të gjithë me prerjen e re të flokëve

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 18 October 2017

Kur ndahesh ndryshon flokët dhe hap pas hapi, ndryshon jetën. Pas ndarjes famoze nga Brad Pitt, Angelina e re s’është dukur më mirë.

Aktorja e famshme është parë rrugëve me një prerje deri në shpatulla që erdhi fiks në kohë.

Teksa po promovon projektin e saj të fundit, First They Killed My Father, kineastja dhe aktivistja hoqi dorë nga flokët e gjatë karakteristikë ngjyrë gështenje.

-Advertisement-

Një prerje që si vera bëhet me e mirë me kalimin e kohës. Me temperaturat në rënie, një shall i thurur kashmiri do të jetë aksesori perfekt për këtë gjatësi të papritur.

Jolie nuk kishte harruar buzët me ngjyrën e kuqe të zjarrtë dhe qerpikët e gjatë të mahnitshëm.

Prerja e fundit e Jolie me të cilën është shfaqur në Los Angeles është jashtëzakonisht shumë moderne.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera