Lajme

Hillary Clinton: Kërcënimet e SHBA-së për luftë me Korenë Veriore janë të rrezikshme

Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 18 October 2017

Ish-kandidatja për presidente të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, ka thënë sot se kërcënimet arrogante për të nisur luftë në Gadishullin Korean janë të rrezikshme dhe shkurtpamëse. Ajo i ka bërë thirrje SHBA-së t’i ulë të gjitha palët në tavolinën e bisedimeve.
Po ashtu, ajo i ka bërë thirrje Kinës ta marrë një rol më udhëheqës në vendosjen e sanksioneve ndaj Koresë Veriore, me qëllim që t’ia frenojë asaj zhvillimin bërthamor dhe raketor, transmeton Express.

“Nuk kemi nevojë të jemi luftëdashës dhe agresiv [ndaj Koresë Veriore]”, tha Clinton në Forumin Botëror të Dijes në kryeqytetin koreanojugor, Seul, duke theksuar nevojën për më shumë presion ndaj Koresë Veriore dhe për diplomaci për ta bërë Penianin të ulët në tavolinën e bisedimeve.

Tensionet mes Penianit dhe Uashingtonit janë rritur pas një serie testesh të armëve nga Koreja Veriore dhe një vale të shkëmbimeve tejet luftëdashëse mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe liderit koreanoverior, Kim Jong Un.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera