Lajme

Gjuriq pret që zbatimi i Marrëveshjes së Drejtësisë të përfundoj deri të premten

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 17 October 2017

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se pret që puna për zbatimin e Marrëveshjes për Drejtësinë midis Beogradit dhe Prishtinës të përfundojë deri të premten dhe që gjyqtarët dhe prokurorët serbë do të integrohen në sistemin gjyqësor të Kosovës.

“Kjo është një punë e madhe dhe e rëndësishme për popullin serb në Kosovë. Për herë të parë pas vitit 1999, do të themelohet gjykata me shumicë serbe dhe me Kryetarin e Gjykatës së Kosovës në Mitrovicë dhe Prokurorinë me shumicë serbe. Pres që kjo punë e madhe dhe e rëndësishme të përfundojë në fund të javës, deri të premten “, ka thënë Gjuriq për mediat serbe, transmeton Indeksonline.

Kujtojmë se në kuadër të kësaj marrëveshjeje Kosovë-Serbi, sot pritet që të betohen 42 gjykatës serbë, kryesisht për gjykatën themelore në Mitrovicë.

-Advertisement-

Marrëveshja e Brukselit për integrimin në sistemin e Kosovës të gjykatësve dhe prokurorëve serbë nga veriu i vendit, ishte arritur në shkurt të vitit 2015.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera