Rozë

Rovena Stefa, një konkurrente e fortë në ‘Kënga Magjike 2017’

Autori: Gazeta inFokus 09:12 | 17 October 2017

Ka kohë që Rovena Stefën nuk e kemi parë aktive në muzikë.

Ajo ka bërë rikthimin e saj në edicionin e këtij viti të Festivalit Kënga Magjike. Festivali i cili si zakonisht i prezanton këngët paraprakisht, ka nisur maratonën e prezantimit të këngëtarëve që konkurrojnë këtë vit.

Stefa vjen në këtë edicion me këngën “Veç një jetë”, teksti i Rovenës dhe Taulant Skënderajt ndërsa muzika e Gent Myftarajt. Rovena është prezantuar këtë javë në emisionin E Diela Shqiptare, me një veshje nga Joni Peci.

-Advertisement-

Rovena është ndër emrat më të njohur nga këngëtarët që janë prezantuar deri tash, e të tjerë do të prezantohen në emisionet e radhës deri në netët e mbajtjes së festivalit, në Sallën e Koncerteve në Tiranë, shkruan KultPlus.

Blerina Braka, Kelly, Stine, Pamela Kovaci janë disa prej emrave tjerë që kanë sjellë këngët e tyre në festivalin e njohur.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy