Vazhdon përhapja e fruthit, sëmundja e prek edhe një mjek të QKUK’së
Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 16 October 2017
Për 16 vite me radhë, në Kosovë deri në muajin tetor të këtij viti nuk ishte shënuar asnjë rast vdekjeje nga fruthi. Viktima e parë nga sëmundja e fruthit këtë sezon ishte një foshnjë 15-muajshe, e cila ndërroi jetë gjatë javës që lamë pas në Klinikën Infektive të QKUK’së. Qindra pacientë të tjerë vetëm në këtë klinikë po kërkojnë shërim, përfshirë edhe një mjek të QKUK’së.
Mbi 140 pacientë që nga muaji qershor i këtij viti e deri më sot kanë kërkuar trajtim nga epidemia e fruthit në Klinikën Infektive në QKUK. Nga këta pacientë, një foshnjë ka vdekur, ndërsa 3 persona të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Njëri nga ta, një person i moshës 37-vjeçare, është në gjendje kritike për jetën. Kështu ka deklaruar për Gazetën Express drejtori i Klinikës Infektive në QKUK Hamdi Ramadani.
Epidemisë së fruthit nuk i kanë shpëtuar as stafi mjekësor i Klinikës Infektive. Katër mjekë të kësaj Klinike, të cilët kanë pasur kontakt me pacientët e sëmurë, janë prekur nga fruthi.
“…Po, i kemi pas nja tre mjekë dhe një infermiere, të cilët normalisht edhe ata në kontakt me këta pacientët që bartin këtë sëmundje sepse ju e dini që s’mundja e fruthit është shumë infekcioze. Trajtimi i tyre ka qenë kryesisht ambulator, dhe gjendja e tyre është më e mirë”, ka bërë të ditur për Express, drejtori i Klinikës Infektive Hamdi Ramadani.
Për momentin, në Infektive janë duke u trajtuar 72 pacientë me sëmundjen e fruthit.
Rastet më të shpeshta që po lajmërohen në këtë klinikë janë fëmijët e komuniteteve rom, ashkali, si dhe egjiptian, derisa ka të raportuar si të prekur nga kjo epidemi edhe nga shumica shqiptare.
“Aktualisht në Klinikat me sëmundjen Infektive janë duke u trajtuar 72 raste më epideminë e fruthit. Numri më i madh i këtyre pacientëve të prekur me fruth është nga Fushë Kosovë, pastaj Ferizaji, Kaçaniku, Lipjani e Prishtina”, njoftoi Ramadani.
Ndërkaq, në Klinikën e Pediatrisë kanë qenë katër fëmijë të cilët janë trajtuar. Të gjithë ata nga ana e drejtuesve të kësaj klinike janë drejtuar për në Klinikën Infektive, deklaroi të hënën për Express drejtori i Klinikës, Muharrrem Avdiu.
Edhe pse rastet e para zyrtarisht mësohet se janë paraqitur në muajin qershor, intervenimi i institucioneve, sidomos për të pajisur me medikamente Klinikën Infektive, ka ndodhur tek të enjten. Klinika Infektive është furnizuar vetëm në këtë ditë me barna nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. Zyrtarë të këtij institucioni kanë kërkuar furnizim tjetër me barna për fruthin nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.
“Ne kemi bërë kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë, kemi kërkuar furnizim edhe me një kontingjent tjetër të barnave, meqenëse numri i pacientëve që vijnë për trajtim është mjaft i madh”, ka shpjeguar drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani.
Mbi 30 për qind të popullatës nuk janë të vaksinuar fare kundër fruthit, sëmundje kjo ngjitëse e cila mund të jetë edhe vdekjeprurëse. Mjekët kërkojnë që prindërit që nuk vaksinojnë fëmijët të dënohen.
Që nga qershori 143 raste me fruth janë paraqitur në Klinikën Infektive, ndërsa Kosova që nga viti 1997 nuk është përballur me një situatë të tillë
Të tjera
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...