Rrënohen dy objekte në qendër të Drenasit (Foto)
Autori: Gazeta inFokus
13:30 | 16 October 2017
Inspektorati i komunës së Drenasit, sot ka filluar rrënimin e dy objekteve pa leje, në qendër të Drenasit, të ndërtuara në pronën e komunës.“Komuna e Drenasit, kryetari i saj, ka theksuar shumë herë se asnjë ndërtim që është bërë para mandatit të tij në pronat private nuk do të rrënohet, por njëherësh, asnjë ndërtim i ri nuk mund të bëhet pa leje përkatëse dhe në pajtim me ligjin”, thuhet në komunikatë.
Tutje thuhet se objekti i parë i ndërtuar në parcelën komunale në katin përdhese të Bllokut V në rrugën “Adem Mulaj”, edhe pse, Inspektorati ka paralajmëruar disa herë pronarin e këtij objekti, duke filluar prej 01.05.2017 (3 ditë afat për aplikim për leje ndërtimi), pastaj me datën 03.05.2017 (është konstatuar se nuk ka aplikuar për leje dhe është dhënë afat 5 ditë të rrënojë ndërtimin), më 08.05.2017 pronari ka pranuar Aktvendim për rrënim, ku nuk është zbatuar.
“Gjithashtu me procesverbal të datës 03.10.2017 (u ka dhënë afat prej 10 ditësh për t’u paisur me leje pune) pastaj më datën 13.10.2017 (pronari ka vazhduar punimet dhe nuk është pajisur me leje ndërtimi, prandaj Inspektoriati i ka dhënë afat edhe 2 ditë për ta larguar aneks-ndërtimin të cilin e ka lëshuar në përdorim pa qertifikatë të përdorimit).
Ndërsa objekti i dytë i ndërtuar në katin përdhesë të Bllokut III, rruga “14 Qershori”, Inspektoriati ka paralajmëruar pronarin e këtij objekti duke filluar me procesverbal të datës 01.05.2017 ( është urdhëruar që brenda dy orësh të largojë konstruksionin e ndërtuar), rreth orës 16:25 të datës 01.05.2017 (është gjobitur për moszbatim të urdhëresës), duke vazhduar më 06.05.2017 (ka vendosur shenjën zyrtare), më datën 08.05.2017 (konstatim që pronari ka larguar shenjën zyrtare), më datën 08.05.2017 pronari ka pranuar Aktvendim për rrënim të punimeve, më datën 16.05.2017 (është gjobitur për mosrespektim të urdhëresës dhe ka vazhduar punimet), më datën 19.05.2017 (është gjobitur sërisht për moszbatim të aktvendimit për rrënim), më datën 13.10.2017 (urdhëresa e fundit që në afat prej dy ditësh të largohet pjesa e ndërtuar)”, thuhet më tej.Sipas një njoftimi për medie, personat në fjalë, as kërkesë nuk kanë parashtruar në komunë, për marrjen e lejes.
“Për më keq, punimet kanë marrë intensitet në kohën kur ka filluar fushata elektorale , për t’i dhënë konotacion politik. Sot, kompania e kontraktuar për rrënimin e objekteve pa leje në Drenas, ka ndërmarrë veprimet konform ligjit, duke rrënuar objektet pa leje. Komuna e Drenasit, ka ftuar të gjithë personat fizikë e juridikë, të mos ndërmarrin asnjë veprim për ndërtime pa leje, sidomos ata në prona publike po ashtu, falënderon qytetarët që kanë respektuar ligjin dhe rekomandimet e saj, të bazuara në ligj rreth ndërtimeve”, përfundon komunikata.


T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...

































