Sport

Berisha e ofendoi, Bunjaku me deklaratë të papritur për të

Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 16 October 2017

Sulmuesi që ka shkruar histori në Australi, Besart Berisha, nuk vazhdon të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës që nga ndeshja me Turqinë, ku nuk luajti për asnjë minutë.

Ai pas sfidës kishte deklaruar se derisa Albert Bunjaku të jetë në stol, nuk do ta veshë fanellën e Kosovës.

“E respektoj vendimin e tij. Bisedën që kam pas me Besartin kanë qenë edhe Muharrem Sahiti dhe Genc Hoxha. Ai e dinë pse nuk ka luajtur në këtë lojë (kundër Turqisë). Unë kam qenë i detyruar që të luajë me pesë mbrojtës dhe të sakrifikojë sulmin për shkak cilësive të kundërshtarit”, tha Bunjaku.

-Advertisement-

“Berisha nuk ka luajtur atë ndeshje sepse Nuhiu dhe Muriqi janë më të mirë se Besarti në pranimin e topit dhe kjo nuk është çudi, jam munduar që t’ia shpjegojë në mënyrë profesionale”, shtoi më tej Bunjaku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera