Sport

Interi i falet Icardit, e fiton derbin ndaj Milanit (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 22:41 | 15 October 2017

nteri ka arritur ta fitojë derbin e qytetit të Milanos, duke e mposhtur skuadrën me të njëjtën emër, Milanin.

‘Zikaltërit’ në kuadër të xhiros së tetë, kanë mposhtur 3:2 Milanin, në një ndeshje jashtëzakonisht emocionale.

Fillimi i pjesës së parë kaloi në dominim të lehtë të Interit, që tentoi golin përmes Candrevas, goditja e tij përfundoi në shtyllë.

-Advertisement-

Pak minuta më vonë, saktësisht në minutën e 28’, Candreva u përfshi në një tjetër aksion të Interit, duke asistuar te Icardi, i cili me një të prekur dërgoi topin në rrjetë për 1:0.

Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushimin e pjesës së parë.

Milan e nisi në mënyrën më të mirë pjesën e dytë, duke vënë në vështirësi jo pak herë Interin.

Pas shumë tentative, ‘rossonerët’ gjetën barazimin në minutën e 56’ kur Suso me një goditje të bukur nga largësia mposhti Handanovicin.

Ky barazim zgjati pak minuta, pasi Interi iu përgjigj shpejtë me një kundërsulm, ku Icardi u përkujdes për të shënuar sërish, pas një topi që mori nga Perisic.

Goli i argjentinasit u shënua në minutën e 63’.

Me kaq nuk e la Milani, që në minutën e 80’ ia doli që të shënoi për të dytën herë, për të barazuar rezultatin në 2:2.

Kur u mendua se kjo ndeshje do të përfundojë barazim, Interi fitoi në penallti në minutën e 90’, me Icardin që e shndërroi në gol, për fitoren e skuadrës së tij, dhe hattrikun e parë në ‘Derby dello Madonnina’./Lajmi.net/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera